Banesë me qera – 4 Llullat
€350
Publikuar me 23 Apr, 2024

Postuar nga
ACCESS
Rreth kësaj prone
Banesa gjendet në lagjen 4 Llullat mbrapa Teatrit Kombëtar. Ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 70m² ndërsa ndodhet në katin e 1-rë. Banesa është plotësisht e mobiluar dhe posedon kushte tejet të mira banimi. Objekti banesor ku ndodhet banesa posedon ashensor funksional dhe sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Gjendet në një lokacion të qetë dhe falë qasjes me infrastrukturën rrugore, siguron komunikim të shpejtë dhe efikas pothuajse në çdo drejtim. Kjo pronë do të jetë e lirë nga 1 maji.
Banesa përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë
– Dhomë gjumi
– Banjo
– Terasë
Pamja e hartës











