Banesë në shitje – Fushë Kosovë
€69,000
Publikuar me 23 Apr, 2024

Postuar nga
ACCESS
Rreth kësaj prone
Banesa e pajisur me fletë poseduese gjendet në objektin e kompanisë "Model Sllovenia" në Fushë Kosovë, afër Rr. "Dardania" dhe shkollës fillore "Mihal Grameno". Ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 81m² ndërsa ndodhet në katin e 6-të. Banesa është plotësisht e mobiluar dhe e organizuar mirë me mobilje të reja.
E orientuar nga perëndimi, në banesë ka mjaftueshëm ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Objekti banesor posedon ashensor funksional kurse sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Avantazh është se banesa posedon garazh me hapësirë të mjaftueshme parkimi. Banesa ndodhet në një zonë të qetë dhe tejet të përshtatshme për banim, poashtu me qasje të lehtë në shërbime dhe infrastrukturë urbane.
Banesa përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë
– 2 dhoma gjumi
– Banjo
– Terasë
Pamja e hartës
















