Banesë në shitje – Fushë Kosovë
€77.000
Publikuar me 24 Apr, 2024

Postuar nga
ACCESS
Rreth kësaj prone
Banesa e pajisur me fletë poseduese gjendet në Rr. "Hamdi Grajqevci" në lagjen Eliza, tek banesat para të ndërtuara. Lagjja "Eliza" njihet për kushtet e mira të banimit me parqe, lokale afariste përreth, fusha sportive dhe hapësira për rekreacion.
Banesa ka një sipërfaqe prej 94m² ndërsa ndodhet në katin e 7-të. Banesa është e mobiluar plotësisht dhe organizuar mirë me mobilje moderne dhe ka kushte tejet të mira banimi. E orientuar nga Lindja, në banesë lehtësisht depërton drita natyrale gjatë gjithë ditës. Objekti banesor është i pajisur me ashensor funksional, ndërsa sistemi i ngrohjes bëhet me energji elektrike.
Banesa përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë,
– 2 dhoma gjumi,
– Banjo,
– Depo,
– 2 terasa
Pamja e hartës












