Banesë në shitje – Fushë Kosovë
€63,000
Publikuar me 27 May, 2024

Postuar nga
ACCESS
Rreth kësaj prone
Banesa e pajisur me fletë poseduese gjendet në objektin e kompanisë "Model Sllovenia" në Fushë Kosovë, afër Rr. "Dardania" dhe shkollës fillore "Mihal Grameno". Ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 81m² ndërsa ndodhet në katin e 6-të. Banesa është plotësisht e mobiluar dhe e organizuar mirë me mobilje të reja.
E orientuar nga perëndimi, në banesë ka mjaftueshëm ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Objekti banesor posedon ashensor funksional kurse sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike. Avantazh është se banesa posedon garazh me çmim shtesë prej 5,000€. Banesa ndodhet në një zonë të qetë dhe tejet të përshtatshme për banim, poashtu me qasje të lehtë në shërbime dhe infrastrukturë urbane.
Banesa përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë
– 2 dhoma gjumi
– Banjo
– Terasë
– Garazh
Pamja e hartës
















