Banesë në shitje – Veternik
€1200€/m²
Publikuar me 5 Apr, 2024

Postuar nga
ACCESS
Rreth kësaj prone
Banesa gjendet në kompleksin "Trio Center" në Veternik prapa Albi Mall, me ndërtues "Trio Construction". Ka një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 105.60m² ndërsa ndodhet në katin e 6-të. Objekti banesor do të ketë me ashensor funksional kurse sistemin e ngrohjes pritet ta ketë me energji elektrike. Me orientim nga lindja, në banesë hyn mjaftueshëm ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Banesa posedon izolim shtesë termik dhe akustik ndërsa koncepti i fasadës është punuar me tulla klasike. Ky kompleks po ndërtohet me materiale shumë kualitative ku hapësirat e përbashkëta do të kenë të instaluara dyer të blinduara dhe dritare me standard ISO & DIN.
Kompleksi pritet të ketë hapësira gjelbëruese, kamera sigurie dhe kënde lojërash për fëmijë. Gjendet në një lagje të përshtatshme për banim me të gjitha shërbimet e nevojshme për klientë dhe pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti. Kontrata për këtë pronë bëhet tek noteri.
Banesa përbëhet nga:
– Sallon me kuzhinë
– 3 dhoma gjumi
– Banjo
– WC
– Terasë
– Depo
Pamja e hartës










