Shtëpi me qera – Chelsea Point/Bërnicë e Epërme
€1,300
Publikuar me 20 Feb, 2024

Postuar nga
ACCESS
Rreth kësaj prone
Shtëpia gjendet në lagjen "Chelsea Point" në Bërnicë të Epërme dhe është projektuar me standarde më të larta frymëzuar nga stili anglez.
Ka një sipërfaqe prej 200m² të shfrytëzueshme dhe përbëhet nga 2 kate banimi dhe nënkulmi.
Gjendet në një truall prej 3.5 Ari. Oborri ka sistem automatik për ujitjen e pishave nga "Rain Bird".
Shtëpia e cila ka qenë e pabanuar më parë ka izolim të veçantë në mure dhe poashtu në pjesën nën kulm. Të gjitha pajisjet për infrastrukturën e ujit dhe nxemjes janë "Geberit", kurse sistemi i ngrohjes është me kalldajë nga "Viessmann".
Kuzhina është nga "Bosch". Është e instaluar edhe infrastruktura për pompë termike.
Pjesa e nënkulmit mund të shfrytëzohet gjithashtu pasi ka vend të mjaftueshëm për një shtrat dhe mund të shfrytëzohet edhe si dhomë e ndenjës apo depo.
Avantazh është lokacioni i shtëpisë pasi gjendet në një zonë të qetë dhe hapësira të mjaftueshme gjelbërimi. Kompleksi ka mirëmbajtje të vazhdueshme dhe siguri.
Në afërsi të kompleksit janë disa nga restorantet më të njohura në Prishtinë, si: Magra Austria, Country House dhe Molla e Egër.
Shtëpia përbëhet nga:
Kati i parë:
– Sallon me kuzhinë
– Depo
– Banjo
– WC
Kati i dytë:
– 3 dhoma gjumi
– Banjo
– WC
Nënkulmi:
– Dhomë
– Depo
Pamja e hartës
















